Sot në Qendrën Trajnuese të QKMF-së u mbajt ligjërata me temë:
🩺 “Roli i infermierëve në menaxhimin e emergjencave mjekësore – Menaxhimi i konvulzioneve”
Ligjërues:
👨⚕️ Dr. Agon Asllani
👩⚕️ Inf. Sheribane Hajdini
Gjatë ligjëratës u trajtuan çështje të rëndësishme lidhur me reagimin e shpejtë dhe profesional të infermierëve në situatat emergjente, me fokus të veçantë në identifikimin dhe menaxhimin e konvulzioneve.
Aktivitete të tilla profesionale kontribuojnë në ngritjen dhe përditësimin e vazhdueshëm të njohurive dhe kompetencave të stafit shëndetësor, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe sigurinë e kujdesit ndaj pacientëve.





