Vaksinimi i fëmijëve sipas kalendarit kombëtar të imunizimit vazhdon në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Prindërit lutemi të paraqiten me librezën shëndetësore të fëmijës.
Çfarë duhet të dini
- Vaksinimi është falas dhe vullnetar.
- Merrni me vete librezën shëndetësore.
- Për pyetje, kontaktoni infermieren e vaksinimit.