❤️ Dita Botërore e Zemrës
Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, në QKMF-së stafi shëndetësor zhvilluan një aktivitet të promovimit dhe edukimit shëndetësor me qytetarët, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të zemrës.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje informative dhe qytetarëve iu ofruan këshilla të dobishme shëndetësore për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe kontrollin e faktorëve të rrezikut.
Kujdesi për zemrën fillon me hapa të vegjël, por të rëndësishëm! ❤️






