Trajnim profesional për menaxhimin e urgjencave mjekësore në stomatologji

Trajnim profesional për menaxhimin e urgjencave mjekësore në stomatologji

Në Qendrën Trajnuese të QKMF-së, më datat 23 dhe 24 shtator 2026, është realizuar trajnimi profesional me temë “Menaxhimi i urgjencave mjekësore në stomatologji”, i dedikuar stafit të sektorit të stomatologjisë, përfshirë stomatologët dhe infermierët.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi dhe përditësimi i njohurive teorike dhe aftësive praktike të stafit në identifikimin e hershëm, vlerësimin dhe menaxhimin profesional të gjendjeve urgjente mjekësore që mund të paraqiten gjatë ofrimit të shërbimeve stomatologjike.

Gjatë trajnimit është theksuar veçanërisht rëndësia e reagimit të shpejtë, të organizuar dhe të koordinuar në situata që rrezikojnë jetën e pacientit, si shoku anafilaktik, arresti kardiak dhe gjendje të tjera akute, me fokus në zbatimin e protokolleve të ndihmës së parë dhe reanimimit, si dhe në ruajtjen e zinxhirit të mbijetesës.
Trajnimi u zhvillua nga trajnerët e QKMF-së, ndërsa interesimi dhe pjesëmarrja e stafit të sektorit të stomatologjisë ishte jashtzakonishëm. Organizimi i trajnimit në dy ditë, më 23 dhe 24 shtator, u mundësoi pjesëmarrjen e të gjithë stafit të sektorit, duke garantuar përfshirje sa më të gjerë në këtë aktivitet profesional.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e sigurisë së pacientëve, forcimin e kompetencave profesionale të stafit dhe përmirësimin e gatishmërisë për menaxhimin e situatave urgjente gjatë praktikës së përditshme stomatologjike.

QKMF mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit dhe në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.


Discover more from QKMF Ferizaj

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading